Fjalët “Lufta e Tretë Botërore”, u shkruan shpesh në rrjetet
sociale në mbarë botën pasi që tensionet në mes perëndimit dhe Rusisë po rriten për nderhyrje të hakerave rus në zgjedhjet amerikane gjatë vitit të kaluar po ashtu edhe situata në ballkan po degradon dhe shumë gjasa ka që në ballkan të nisin luftrat e përgjakshme. Por nëse nis një luftë nukleare midis perëndimit dhe Rusisë cfarë do të ndodhë?Ka ende një numër
të madh të armëve nukleare të cilat janë aktive. Shoqata për Kontrollin e Armëve
ka vlerësuar se Rusia ka 7,700 armë në shërbim, të shpërndara në baza ushtarake
dhe ajrore.
Mirëpo, çfarë
do të ndodhte nëse botën do ta përfshinte një Luftë e Tretë Botërore, ku të përfshira
janë edhe armët nukleare të cilat shumë shtete i zotërojnë.
1). S’do të ketë alarm katër minutash
Dikur ekzistonte një alarm i quajtur “sistemi i alarmit katër minutash”,
një sistem kombëtar alarmesh i cili do të aktivizohej në rast të një sulmi
nuklear. Mirëpo ky sistem ka pushuar së funksionuari në vitin 1992.
2). Në vend të alarmit, do të merrni një mesazh
në telefon
Qeveritë në
shumë vende të botës kanë testuar teknologji të ndryshme, me anë të të cilave
do të dërgonin një mesazh me tekst, për të paralajmëruar një sulm nuklear.
Ky sistem është
testuar nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë në Angli, në vitin 2013.
3). Edhe pse do të merrni një mesazh s’do të
mund të bëni asgjë
Nuk ka
teknologji që do të mund ta ndalte një luftë ndërkontinentale me armë bërthamore,
kështu që edhe nëse paralajmëroheni për një rast sulmi, s’do të mund të bëni
asgjë.
4). Nëse jeni afër vendit ku shpërthen bomba, do të zhdukeni
Dëshmitarët
nga sulmi nuklear në Hiroshima, kanë thënë se njerëzit që ishin në afërsi të
vendit ku ka shpërthyer bomba, janë zhdukur. Asnjëherë s’janë gjetur mbetjet e
tyre. Thuhet se aq e madhe ishte fuqia e bombës në Hiroshima, sa njerëzit u
dogjën dhe u bënë hi.
5). Këto bomba shkatërrojnë qytete të tëra
Afër 6 milionë
njerëz kanë vdekur, shtëpitë janë rrënuar të tërat dhe miliona të tjerë janë
helmuar nga radioaktiviteti që ka shkaktuar shpërthimi i bombës në Hiroshima.
6). Mund të shkatërrohet e tërë bota
Në vitin 1979 Kongresi i Shteteve të Bashkuara, Zyra për Teknologji, ka
publikuar një raport të quajtur “Efektet e Luftës”, i cili ka investiguar
impaktin që mund të ketë një sulm nuklear në botë. Pasojat do të ishin shkatërruese,
me qindra miliona njerëz të vdekur e me shumë të tjerë që vuajnë nga kanceri për
shkak të rrezatimit të madh.
Comments
Post a Comment